Magazinë kanabisi me vlerë 1.3 milion paund, kush janë tre shqiptarët që u dënuan në Britani?

Magazinë kanabisi me vlerë 1.3 milion paund,…

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar dhe dënuar në Britaninë e Madhe, pasi ishin pjesë e një bande që kultivonte një sasi gjigante kanabisi në një magazinë industriale në Hartlepool. Aktiviteti i paligjshëm, me vlerë rreth 1.3 milion paund, u zbulua nga vetë kamerat e sigurisë që banda kishte vendosur për mbrojtje.

Policia britanike e zbuloi plantacionin me 1561 rrënjë kanabis në nëntor 2024, të kultivuara në një ndërtesë të madhe në zonën industriale Greythorpe. Edhe pse pjesa më e madhe e bimëve ishte korrur dhe paketuar, hetuesit sekuestruan sistemin e CCTV-së dhe siguruan pamje të qarta të personave të përfshirë dhe mjeteve që ata përdornin.

Nga ky operacion u arrestuan dhe u dënuan disa persona, mes tyre shqiptarët Vladimir Shabani, 52 vjeç, i cili u dënua me 40 muaj burg për hyrje të paligjshme në Britani dhe prodhim droge, Flamur Pupa, 57 vjeç, me banim në Surrey, i cili u dënua me 31 muaj burg për përfshirje në prodhimin e drogës dhe posedim pasurie kriminale, si dhe Zabit Eshja me 28 muaj burg për hyrje të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe prodhim droge.

Përveç tyre, në pranga ranë edhe britaniku Nathan Lee, 25 vjeç, i dënuar me 32 muaj burg, dhe një shtetas irakian, Nihad Yaha, 41 vjeç, pritet të dënohet në një seancë të mëvonshme.

Policia britanike bëri me dije se falë pamjeve filmike arriti të dokumentonte të gjithë aktivitetin e bandës dhe të siguronte prova vendimtare për dënimin e tyre.

Flamur Pupa

Vladimir Shabani

Zabit Eshja

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit