‘Magjistares Liz’  i del fati jashtë kontrolli, tradhtohet nga partneri në muajin e katërt të shtatzënisë

‘Magjistares Liz’  i del fati jashtë kontrolli,…

Çfarë ndodh kur njeriu që mëson të tjerët të vendosin kufij, të duan veten dhe të mos pranojnë më pak, gjendet vetë përballë një tradhtie?

The Wizard Liz, influenecrja e njohur për fjalët e saj motivuese dhe për përmbajtjen që u ka dhënë fuqi shumë grave në internet, konfirmoi tradhtinë nga partneri i saj, YouTuberi Landon Nickerson. Dhe jo në rrethana të zakonshme ajo është katër muajshe shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.

Në një seri story-sh në Instagram, Liz nuk kërkoi mëshirë, nuk dramatizoi, por as nuk e minimizoi situatën. “Sa e çuditshme që intuita më bërtiste fort në këtë video,” shkroi ajo, duke iu referuar një momenti të kaluar me Landon, ku fliste se si do të përballej ajo nëse një ditë do të ndahej nga partneri i saj.

Në stilin e saj të zakonshëm  të drejtpërdrejtë, por të përmbajtur ajo shtoi:

“Kam kaluar gjëra më të vështira në jetë. Kjo sigurisht që nuk do të më thyejë. Gra, zgjidhni veten dhe largohuni që herën e parë.”

Një fjali që ndoshta do ishte thjesht një tjetër citim për në TikTok po të mos vinte nga dikush që po kalon realisht përmes dhimbjes.

Për publikun që e ka ndjekur për mesazhet e saj të fuqishme, ky moment nuk është një “rrëzim”, por një dëshmi që mesazhet e saj nuk janë thjesht për t’u dëgjuar  por për t’u jetuar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit