Magnitudë 4.4, tëmeti 'shkund' Italinë

Magnitudë 4.4, tëmeti ‘shkund’ Italinë

Gjatë natës në brigjet e Catanzaro më Itali janë ndjerë lekundje të tërmetit. Mësohet se magnituda e tërmetit ka qenë 4.4.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi 36 kilometra në det afër Catanzaro Lido. Nuk dihet ende dëmet që ka sjellë tërmeti.

Kryebashkiaku i Catanzaro u shpreh se deri tani nuk raportohen dëme në njerëz.

“Frika ishte e madhe, por dua të siguroj të gjithë qytetin: deri më tani nuk kemi asnjë lajm për dëmtime të gjërave apo njerëzve”, shkroi kryebashkiaku i Catanzaro në Facebook, Nikola Fiorita.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit