Majko justifikon heshtjen për Teatrin dhe zbulon marrëdhënien me Veliaj

Majko justifikon heshtjen për Teatrin dhe zbulon…

Ministri për Diasporën dhe deputeti Pandeli Majk ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar, për të cilën heshti dhe këtë e justifikoi duke thënë se ka bërë operacion në gojë gjatë kohëve të fundit. Në intervistën e tij për ABC News, u shpreh se kjo  çështje ka kaluar dhe nuk ka vlerë të diskutohet, ndonëse tha se raportet me Veliajn i ka më të mira se me Ramën.

Pjesë nga biseda:

 Pyetje: Si i keni marrëdheniet me Veliajn?; Majko: Pse keni marë vesh ndonjë gjë?; Pyetje: S’e di po ju pyes?; Majko: Aman o ç’a janë këto pyetje.; Pyetje: Mirë? Normale?; Majko: I kam pak më të mira se me Edi Ramën; Pyetje: Po ku i keni kaq të mira, pse nuk i thatë “o Erion çfarë po bën me Teatrin?; Majko: Aha, çfarë do? Do variantin eee…;

Pyetje: Variantin e vërtëtë se nuk jeni politikan mashtrues….; Majko: E vërteta ime është e deklaruar, dhe është më e vjetër se qëndrimi im në këtë maxhorancë;

Pyetje: A ka pasur ndërveprim me kryetarin e bashkisë?; Majko: Kur erdha më pyete se si e kalova koronavirusin, thasë se duke mos vajtur tek dentisti qe një fat i madh që unë bëra dy ndërhyrje kirurgjikale në gojë dhe atëherë që doja të flisja nuk fola dot, tani është e kot që të flas.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit