Majlinda Cara lë pa shtëpi të moshuarin në Kurbin, Pashk Lala: Do hyjë grevë, po fle në bunkier

Majlinda Cara lë pa shtëpi të moshuarin…

Procesi i rindërtimit, ndonëse u propagandua aq shumë, ka lënë ende sot pa shtëpi dhjetra banorë. Në Kurbin, Pashk Lala protestoi i vetëm përballë bashkisë së drejtuar nga Majlinda Cara. 83-vjeçari sapo ka kaluar dimrin e katërt pa pasur një banesë dhe jetesa e tij është bërë mjaft e vështirë. Së bashku me gruan e tij të moshuar, ai po jeton në një bunkier, pasi bashkia nuk i ka ofruar një strehë të re.

Pashk Lala hyri në ambjentet e bashkisë për të kërkuar të drejtën e tij, por Majlinda Carën nuk e gjeti.Si duket kryetarja ka qenë e zënë me fushatë elektorale në kërkim të një mandati tjetër. Sipas Lalës, banesa e tij dykatëshe është tërësisht e pabanueshme, ndërsa bashkia nuk i ka dhënë fondin e nevojshëm për riknstruksionin e saj. Në këto kushte për 83-vjeçarin mbetet vetëm një zgjidhje, të hyjë në grevë urie.

Kam dalë për të protestuar për të drejtat e mia njerëzore, familjare, siç i takon gjithë popullit shqiptar. Më ka shemb tërmeti shtëpinë. Kati i dytë është i pabanueshëm. Kanë ardhur tre herë dhe e kanë parë. E nxorrën padëmtime herën e parë. Insistova dhe herën e dytë e nxorrën të pabanueshëm katin e dytë. Më janë plasur muret ekzistuese. Nëse nuk më jepet e drejta ime, unë do hyjë në grevë urie. Nuk marr bonus, jetojë në një bunkier me beton që kam përpara shtëpisë” – tha i moshuari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit