Makabre| “Ti je homoseksual, do shkosh në ferr”, i mituri vret veten pasi bullizohej nga fëmijët

Makabre| “Ti je homoseksual, do shkosh në…

Një i mitur vetëm 12 vjeç ndërmori aktin tragjik të vetëvrasjes pasi nuk mund të duronte bullizimin nga fëmijët në shkollën e tij.

E ëma hyri në dhomën e djalit të saj dhe e gjeti pa shenja jete. Prindërit besojnë se e gjitha kjo erdhi si pasojë e bullizmit.

Eli ishte në klasën e shtatë, ku luante me trombone në grupin marshues dhe nuk kishte aspak frikë të ishte vetëvetja, gjë që përfshinte edhe faktin e të qenit homoseksual.

“Ai bullizohej nga nxënësit dhe fëmijët e tjerë, pasi nuk kishte një fe të caktuar, duke e konsideruar si ‘homoseksual’ dhe duke i thënë se do shkonte në ferr”.

Nëna e tij u shpreh se ai shpesh lyente thonjtë dhe vishte të njëjtin xhup SpongeBob, duke larë rrobat çdo ditë për t’u siguruar që ishin të pastra.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit