Makina bëhet copash/ Aksident i rëndë në "Rrugën e Arbrit", niset me urgjencë drejt Tiranës shoferi

Makina bëhet copash/ Aksident i rëndë në…

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Rrugën e Arbrit. Një makinë ka dal nga rruga duke përfunduar në një parcelë toke pranë aksit rrugor në Bulqizë. E përfshirë në aksident ka qenë një makinë tip “Audi” me targa AB051ID.

Ngjarja ka ndodhur ne aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur “Ura e Re”. I aksidentuar ka mbetur shoferi i mjetit, i cili është dërguar drejt spitalit të Bulqizës për ndihmën e parë.

Sipas burimeve të para, shoferi pritet të dërgohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi nga përplasja ka marrë plagë të rënda. Siç shihet edhe në pamje, makina ka pësuar dëmtime të mëdha, duke u shtypur thuajse e gjitha nga përplasja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit