Makina bie në greminë në Shushicë, shoferi gjendet pas disa orësh kërkime

Makina bie në greminë në Shushicë, shoferi…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë pranë fshatin Sheshicë, ku një 56-vjeçar teksa ka qenë duke udhëtuar me makinë ka humbur drejtimin duke përfunduar disa metër në humnerë.

Si pasojë e përplasjes Nazmi Boja 56-vjeç me detyrë kryeplak i fshatit Vasjan, ka humbur jetën! Makina me të cilën po udhëtonte 56-vjeçari ra disa metër në greminë në një vend të thepisur, dhe për gjetjen e vendngjarjes është kërkuar për disa orë me helikopter nga Emergjiencat Civile, ekipet e Alpinistëve të kërkim-shpëtimit dhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit.

Pas kërkimeve të vazhdueshme në terrenin e thyer, është bërë e mundur gjetja e trupin të 56-vjeçarit Boja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit