Makina bie nga shkëmbi në Greqi, humbin jetën dy shtetas grekë dhe plagoset rëndë një shqiptar

Makina bie nga shkëmbi në Greqi, humbin…

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Evia të Greqisë. Një makinë ka rënë nga një shkëmb rreth 40 metra.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy shtetas grekë dhe ka mbetur i plagosur rëndë një shqiptar.

Ky i fundit ishte duke udhëruar bashkë me ta në makinë. Shqiptari është nxjerrë nga forcat zjarrfikëse dhe është dërguar në spitalin e Lamias.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit