
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës, ku si pasojë ka humbur jetën një 65-vjeçar.
Raportohet se viktima, shtetasi L.SH., ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga në fshatin Gryk-Çajë.
65-vjeçari nuk arriti dot t’i mbijetonte plagëve të marra nga aksidenti dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit me ambulancë për në spital.
Njoftimi i Policisë:
Kukës / Informacion paraprak. Në fshatin Gryk-Çajë, shtetasi L. Sh., 65 vjeç, banues në fshatin Çajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Fiat”, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë gjatë transportimit me ambulancë për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.