Makina del nga rruga në Nikël të Fushë-Krujës, niset me urgjencë në spital 17-vjeçari

Makina del nga rruga në Nikël të…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Buran Grepse-Nikël. Makina nën drejtimin e një shtetasi 29-vjeçar ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri 17-vjeç, i cili është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në aksin rrugor Buran Grepse-Nikël, shtetasi A. T., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri, shtetasi A. T., 17 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit