
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak orë më parë në aksin Mamurras-Fushë Krujë.
Policia njofton se si pasojë e humbjes së kontrollit në drejtimin e mjetit nga një 60-vjeçar, makina ka dalë nga rruga dhe për pasojë shoferi ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
“Rreth orës 17:00, në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë, shtetasi T. M, rreth 60 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dal nga rruga. Drejtuesi i automjetit shtetasi T.M, ka humbur jetën rrugës për në spital”, bën me dije policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.