Makina doli nga rruga, plagoset 27-vjeçari

Makina doli nga rruga, plagoset 27-vjeçari

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq në fshatin Zvezdë. Sipas policisë, shtetasi A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Mançurisht, Devoll, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Si pasojë makina ka dalë nga rruga. Mësohet se ak ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në spitalin e Korçës.

Njoftimi i policisë:

Në afërsi të fshatit Zvezdë, Maliq, shtetasi A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Mançurisht, Devoll, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë ky shtetas ka marrë lëndime dhe u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës.Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit