“Makina e bashkisë kishte bllokuar rrugën, e tërhoqëm zvarrë për të ikur në Gjipe”

“Makina e bashkisë kishte bllokuar rrugën, e…

Një situatë e tensionuar është raportuar këtë të dielë në Gjipe, ku qytetarët janë përballur me bllokimin e rrugës nga një automjet që, sipas tyre, ishte vendosur nga bashkia.

Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë e JOQ, automjeti nuk lejonte hyrjen e makinave në zonë, ndërsa qytetari pretendon se personat që operonin aty po u kërkonin para drejtuesve të mjeteve.

Të irrituar nga situata dhe duke treguar se nuk ka patur ndërhyrje nga institucionet, ata thonë se janë detyruar ta zhvendosnin vetë automjetin për të liruar kalimin.

Punojnë me makinat, u marrin lekë njerëzve. As policia, as bashkia nuk erdhën. E tërhoqëm zvarrë makinën dhe hapëm vetë rrugën që të futeshin makinat”, shprehet qytetari.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit