Makina e bërë shkrumb | Dalin pamjet nga aksidenti fatal i familjes Hyseni

Makina e bërë shkrumb | Dalin pamjet…

Mediat italiane kanë publikuar pamjet e aksidentit tragjik të familjes Hyseni në vendin fqinj. Viktima mbetën katër shtetas shqiptarë, mes tyre tre fëmijë.

Viktima nga aksidenti i rëndë mbetën 22-vjeçarja Shane Hyseni, vëllai i saj 11 vjeç Resat Hyseni, motra e saj 8 vjeç Rejana Hyseni dhe djali i saj i vogël vetëm 2 vjeç Mattias Lame.

Makina drejtohej nga Orjol Lame, partneri i 22-vjeçares. I riu ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Në asfalt autoritetet nuk kanë gjetur shenja frenimi.

“Kemi dëgjuar një zhurmë të madhe, më pas nuk kemi parë asgjë. Kjo është një ngjarje që të fut frikën. Unë banoj disa metra më larg dhe kam dy fëmijë që shkojnë në shkollë. Kam frikë t’i dërgoj në shkollë. Është një rrugë që duket si autostradë këtu”,-u shpreh një qytetar për mediat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit