'Makina e së ardhmes', kompania gjermane krijon modelin që ndryshon në bazë të shijes së përdoruesit

‘Makina e së ardhmes’, kompania gjermane krijon…

Makina e modelit “eBussy EV” konsiderohet si “makina e së ardhmes”, dhe po krijohet nga kompania gjermane “Electric Brands”.

Inxhinierët gjermanë janë duke punuar me makinën elektrike që vjen në 10 tipe të ndryshme.

Ajo do t’u japë përdoruesve mundësinë, ta ndërrojnë modelin vetë sipas dëshirës.

Modelet fillojnë nga furgoni e deri te autobus apo makina për terrene malore 4×4 ose 6×6.

“eBussy” ka pasqyra dixhitale të jashtme, një sistem komunikimi që kontrollohet nga një aplikacion dhe një timon të lëvizshëm.

Makina mund të ecë pa nevojë karikimi deri në 600 km.

Mjeti është vetëm një koncept tani për tani, por besohet se, do të dalë në shitje vitin tjetër dhe do të kushtojë £14 mijë Pound.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit