Makina elektrike, edhe Turqia me ambicie... synon 1 milion copë deri në vitin 2030

Makina elektrike, edhe Turqia me ambicie… synon…

Turqia po kthen sytë nga automjetet me energji elektrike në vend të atyre me karburant.

Mbi një milion automjete elektrike parashikohet të jenë në qarkullim në rrugët e Turqisë deri në vitin 2030.

Kështu deklaroi ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez.

“Deri në vitin 2022 ose 2023, ne shpresojmë të shohim automjetin tonë vendas në rrugë”,- deklaroi Donmez.

“Pasi prezantuam prototipin e parë të automjetit vendas elektrik, Ministria e Energjisë planifikon të shqyrtojë ndikimin e një milion pikave të karikimit.

Ato do të përbëjnë rrjetin e distribuimit të energjisë elektrike të vendit dhe vënien e automjeteve në përdorim”,- tha Donmez.

Më 27 dhjetor, Turqia prezantoi prototipin e automjetit vendas, që u projektua dhe u prodhua brenda 18 muajve.

Makina elektrike nga Grupi i Iniciativës së Automobilit të Turqisë (TOGG), konglomerat i gjigantëve industrialë turq.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit