Makina futet brenda në kafene, plagosen 7 persona në Itali

Makina futet brenda në kafene, plagosen 7…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një kafene në Torino në Itali. Mësohet se një makinë është përplasur me lokalin dhe më pas ka përfunduar duke marrë para disa klientë që ndodheshin në kafene.

Sipas mediave ngjarja ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit me orën lokale teksa klientët po shijonin mëngjesin e tyre brenda kafenesë lokale. Shtatë persona janë dërguar në spital me lëndime të lehta, por nuk ka raportime për viktima.

“Mund të ishte një tragjedi e vërtetë, të paktën 10 njerëz mund të kishin vdekur”, ka thënë për BBC, vajza e pronares së kafenesë, Simona Carastro. Ndërsa policia po heton ende rrethanat e aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit