Makina gjendet e shkrumbuar në rrugën e vjetër Tiranë-Elbasan, dyshimet e para

Makina gjendet e shkrumbuar në rrugën e…

Një automjet është gjetur i shkrumbuar në rrugën e vjetër që lidhte Tiranën dhe Elbasanin. Makina u gjet në orët e vona të së shtunës në Gracen.

Mësohet se automjeti është i tipit Peugeot 307, me targa AA 352 TK, I cili ishte djegur pothuajse plotësisht.

Paraprakisht dyshimet e policisë janë se ky automjet  mund të jetë përdorur për aktivitet kriminal.

Ende nuk ka informacion rreth asaj që ka ndodhur, apo nëse makina është djegur qëllimisht, por kujtojmë se prej 2013 kjo rrugë nuk ka shumë lëvizje.

Ndërsa policia ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit