Makina hyn në mes të turmës, 5 të vdekur dhe dhjetra të plagosur

Makina hyn në mes të turmës, 5…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku të paktën 5 persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi me makinë, pasi kjo e fundit ka hyrë në turmën me njerëz. Pas kësaj janë regjistruar persona të pajetë dhe të plagosur. Ndërkohë shefi i policisë Dan Thompson ka bërë me dije se sulmi ka plagisur dhjetëra njerëz, përfshirë edhe fëmijë. Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me përgjegjësit e këtij sulmi. Gjithashtu mediat e huaja shkruajnë se në lidhje me sulmin policia ka qëlluar në drejtim të makinës në përpjekje për ta ndaluar atë. Ndërkaq pjesë e hetimit është bërë edhe FBI.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit