Makina luksoze dhe muzikë të lartë/ Fqinjët ankohen për dasmorët: Kanë katër ditë që bëjnë kështu!

Makina luksoze dhe muzikë të lartë/ Fqinjët…

Ashtu si në Shqipëri, ku makinat luksoze bëjnë zhurmë të madhe në dasma, ka ndodhur edhe në Angli, por atje boritë e makinave dhe festa ka vazhduar për katër ditë. Kjo ka detyruar fqinjët që të thërrasin policinë dhe t’i detyrojë ata të marrin masa.

Një varg makinash të shtrenjta, përfshirë Porsches dhe Lamborghinis, u rreshtuan rrugëve në Telford, Shropshire, fundjavën e kaluar. Dasmorët vendosnin muzikë të lartë dhe plasnin fishekzjarre pa fund, aq sa tymi pushtoi zonën.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes treguan radhë makinash, me vlerë rreth 150,000 £, që rreshtoheshin nëpër rrugë, si dhe një turmë të madhe njerëzish me kostume. Një banor i zonës tha se personat po festonin një martesë që ishte anuluar më parë për shkak të rregulloreve të koronavirusit.

VIDEO

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit