Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një parking privat në Tiranë, ku një punonjës i turnit ka denoncuar përmes JOQ Albania sjelljen e një drejtuesi mjeti me vlerë rreth 100 mijë euro(Sipas qytetarit). Sipas punonjësit, shoferi refuzoi të paguante të gjithë tarifën e parkimit, duke lënë një pjesë të detyrimit pa shlyer.
Punonjësi tregon se makina kishte për të paguar 57 mijë lekë, por shoferi dha vetëm 37 mijë lekë, duke justifikuar mungesën e pjesës tjetër me “arsye të ndryshme”. I revoltuar, ai thekson se një shumë prej 20 mijë lekësh përbën të ardhurën e një dite pune për punonjësit e parkingut.
Mesazhi i tij i plotë për redaksinë:
“Si ka mundësi të kesh makinë 100 mijë euro dhe të mos kesh 20 mijë lekë për të paguar? A e di se 20 mijë lekë e kemi ditën e punës ne që punojmë si skllevër. Të bësh veten për 20 mijë lekë nuk i kuptoj këto lloj njerëzish… punoj unë për 20 mijë lek dita dhe të paguaj dëmin tënd.”
Ky episod ngre pyetje mbi respektin ndaj punonjësve të shërbimeve dhe përgjegjësinë qytetare: A tregon statusi ekonomik vërtet karakterin e njeriut, apo edukata dhe korrektësia vlejnë më shumë se çdo makinë luksoze?
<iframe width=”458″ height=”815″ src=”https://www.youtube.com/embed/5jI5lcSQUW8″ title=”Makina luksoze, por nuk paguan parkimin: Punonjësi denoncon rastin te JOQ Albania” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>