Makina luksoze tenton t’i shtypë, të rinjtë i vërsulen shoferit me thikë (VIDEO)

Makina luksoze tenton t’i shtypë, të rinjtë…

Mund të përfundonte me të plagosur apo edhe viktima një sherr i nisur pranë kyqëzimit “Rinia” në Vlorë. Dy të rinj shihen teksa vrapojnë pasi një mercedes luksoz afrohet drejt tyre, në tentativë për t’i shtypur.

Siç shihet në video, një prej të rinjëve me xhup blu, nxjerr nga xhepi një thikë dhe së bashku me shokun e tij nisen ta sulmojnë shoferin nga xhami i dritares së mjetit. Për fat të mirë drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes duke shmangur një degradim të situatës.

Policia ende nuk ka dal një një njoftimi zyrtar dhe pritet që pas hetimit, ndihmuar edhe nga videoja e xhiruar, të bëjë të mundur zbardhjen e sherrit dhe të vërë përpara drejtësisë nxitësit e dhunës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit