Makina merr flakë në bulevard, shpëton shoferi 25-vjeçar

Makina merr flakë në bulevard, shpëton shoferi…

Një makinë ka marrë flakë në lëvizje, në Tiranë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku fatmirësisht ka arritur të dalë në kohë shoferi 25-vjeçar R. S.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10:01.2021, rreth orës 12:20, në bulevardin “Gjergj Fishta”, si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues R.S., 25 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.

Nuk ka probleme drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

burimi: tpz

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit