"Makina në flakë, njerëzit brenda"/ Flasin pasagjerët e autobusit: I preu rrugën

“Makina në flakë, njerëzit brenda”/ Flasin pasagjerët…

Në aksidentin e ndodhur në Qafë Thanë kanë mbetur të plagosur 4 persona të cilët udhëtonin në mjetin tip “A Class”. Nga dëshmitë paraprake mjeti i vogël i ka prerë rrugën autobousit, i cili ishte plot me udhëtarë nga Kruja. Ata kishin qenë për vizitë në Janinë të Greqisë, dhe po ktheheshin në vendlindje.

Sipas dëshmisë së disa prej pasagjerëve, autobuzit i është prerë rruga nga makina e vogël, dhe për pasojë ka ndodhur aksidenti. Edhe pse shoferi tentoi të manovronte, sipas pasagjerëve ishte e pamundur të shmangej përplasja. Edhe nga dëshmia e drejtuesit të autobusit është i njejti version, i cili thotë se makina i ka prerë rrugën befasisht.

Kam qenë duke zbritur nga Qafë Thana. Mjeti po ngjitej dhe në një moment, ndërrim marrshi apo nuk e di, ka ardhur në korsin time duke u rretulluar plotësisht. Makina nuk mori flakë direkt pas përplasjes” – thotë shoferi i autobusit Ilir Alla.

Autobusi plot, 40 vetë. Makina ka qenë duke u ngjitur dhe i preu rrugën. Nuk e di pse. U tronditëm. Të shohësh makinën, të shikosh njerëzit brenda dhe makina në flakë…Patjetër, jemi njerëz” – tha një pasagjer.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit