Makina në Vorë përfundon në kanal, një i vdekur

Makina në Vorë përfundon në kanal, një…

Një aksident i rëndë është regjistruar në Vorë. Mësohet se një makinë ka përfunduar në kanal. Si pasojë e ngjarjes mjeti është kthyer përmbys, teksa dyshohet për një viktimë.

Si pasojë 64-vjeçari A.A., ka humbur jetën. Shkak dyshohet se mund të ketë qenë pagjumësia e shoferit ose problemet shëndetësore që mund të ketë pasur.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.01.2024, në rrugën e fshatit Muçaj, shtetasi A. A., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dyshohet për shkak të pagjumësisë, ose problemeve shëndetësore, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit