Makina përfundon në kanal, 4 të plagosurit rëndë në pritje të ambulancës

Makina përfundon në kanal, 4 të plagosurit…

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premte në Manëz të Durrësit. Mësohet se një makinë me te cilën udhëtonin katër persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Dyshohet se të katër personat janë nxjerrë nga makina dhe kanë mbetur të plagosur rëndë . Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.

Ndërkohë që as policia dhe as ambulanca nuk shihen asgjekundi edhe pse disa minuta që ka ndodhur ngjarja.
Të plagosurit janë në pritje të ambulancës, për një ndihmë të parë.

Ndërkohë automjeti me të cilin udhëtonin ka përfunduar në kanal, i dëmtuar rëndë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit