Makina përfundon në kanal, plagosen tre persona në Vlorë

Makina përfundon në kanal, plagosen tre persona…

Aksidentet rrugore sa vijnë edhe shtohen dita-ditës në Shqipëri. Në pak ditë rreth 9 qytetarë kanë humbur jetën tragjikisht ndërsa dhjetra të tjerë janë plagosur. Në disa raste ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e në di të tjera mungesa e sinjalistikës rrugore. Megjithatë shqetësimi më i madh duket se është sjellja e drejtuesve të mjeteve në timon.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne. Një shofer ka humbur kontrollin në autostradë Fier-Vlorë. Makina tip “Hyndai” ka përfunduar në kanal, duke mbetur të plagosur tre persona që udhëtonin në të. Fatmirësisht të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 16: 17, në autostradë Fier-Vlorë, shtetasi G. A., 48 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasoje e aksidentit kanë ngelur të dëmtuar 3 pasagjerët shtetasit Q. A, N. A, dhe V. A., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit