Makina përplas 41-vjeçarin, largohet me shpejtësi nga vendngjarja

Makina përplas 41-vjeçarin, largohet me shpejtësi nga…

Në kryeqytet ka ndodhur një aksident i rëndë, teksa i plagosur ka mbetur shtetasi B. P, i cili ndodhet në spital. Ndërkohë shoferi i cili ka përplasur 41 vjeçarin, është larguar nga vendngjarja.

NJOFTIMI

Tiranë/Informacion paraprak.

Me datë 06.12.2021, rreth orës 20:00, në rrugën “Siri Kodra”, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. P., 41 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi B. P, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit