Makina përplas 42 vjeçarin, largohet drejtuesi i mjetit

Makina përplas 42 vjeçarin, largohet drejtuesi i…

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në rrugën Misto Mame.

Policia bën me dije se nga ngjarja ka mbetur i plagosur një 42 vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.01.2021, rreth orës 13:40, në Misto Mame, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendngjarja shtetasin D. Gj., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e mjetit.

/tpz
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit