Makina përplas 71-vjeçaren në Tepelenë, ndërron jetë në spital

Makina përplas 71-vjeçaren në Tepelenë, ndërron jetë…

Pak minuta më parë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë. Mjeti i drejtuar nga shtetasi me iniciale H.Xh 31-vjeç ka përplasur të moshuarën Z.Rr rreth 71-vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Selam Musai. E moshuara është dërguar në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, automjeti me drejtues shtetasin H. Xh., 30 vjeç, banues në Tepelenë, ka aksidentuar shtetasen Z. Rr., rreth 71 vjeçe, banuese në Tepelenë, e cila si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit