Makina përplas 8-vjeçarin në Shkodër

Makina përplas 8-vjeçarin në Shkodër

Një fëmijë i mitur është plagosur mesditën e kësaj të hëne në Shkodër. Fëmija i moshës 8 vjeç, është aksidentuar nga një makinë në aksin rrugor Shkodër -Shirokë.

Mjeti i drejtuar nga një 32-vjeçar ka dëmtuar lehtë të miturin me iniciale Z.H., duke marrë plagë të lehta. Fëmija po merr shërbim mjekësor në spitalin e Shkodrës, ndërsa drejtuesi i mjetit është arrestuar.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30 në aksin rrugor Shkodër -Shirokë, mjeti tip Toyota, me drejtues shtetasin Z. H. 32 vjeç banues në fshatin Postribë, ka përplasur lehtë, shtetasin e mitur Z. K. 8 vjeç, i cili ka marrë plagë të lehta dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër

Vijojnë veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit