Makina përplas fëmijën 6 vjeç

Makina përplas fëmijën 6 vjeç

Një aksident ka ndodhur në Durrës ku një fëmijë 6 vjeç është përplasur nga një makinë.

Fëmija ndodhet në spital, ndërsa shoferi i makinës që e përplasi është larguar nga vendngjarja pas aksidentit.

“Rreth orës 19:00, në lagjen nr.17, Durrës, një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin e mitur A.B., rreth 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit