Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Tiranë, në zonën e Rrugës së Kavajës.
Sipas informacioneve të siguruara nga JOQ Albania dhe pamjeve të mbërritura në redaksi, një automjet është përplasur me një motomjet të Forcave “Shqiponja”. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy efektivë policie, të cilët ndodheshin në motor në momentin e aksidentit.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e dy policëve, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë patrullat e Policisë së Shtetit dhe shërbimet e emergjencës.
Efektivët kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet një reagim zyrtar për dinamikën e plotë të ngjarjes.