Makina përplas motorin, ndërron jetë 66-vjeçari

Makina përplas motorin, ndërron jetë 66-vjeçari

Në afërsi të Bishtit të Zhurit në Kavajë, është regjistruar një aksident me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari. Bëhet e ditur se makina ka përplasur një motor me drejtues shtetasin me iniciale S. G., i cili ka ndërruar jetë pas aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Me datë 07.12.2021, rreth orës 09:40, në autostradë, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, mjeti me drejtues shtetasin R. H., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin S. G., 66 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. G., ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit