Makina përplas motorin, plagoset 58-vjeçari në Shkodër

Makina përplas motorin, plagoset 58-vjeçari në Shkodër

Një aksident me një të plagosur është regjistruar në Shkodër. Konkretisht në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat, makina me drejtues shtetasin me iniciale E. D., 37 vjeç, është përplasur me motorin që drejtohej nga shtetasi me iniciale V. K., 58 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 58-vjeçari është plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:05, në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat, automjeti me drejtues shtetasin E. D., 37 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. K., 58 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë 58-vjeçari, i cili është në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit