Një automjet ka përplasur një 82-vjeçar, i cili po lëvizte me motor në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vukatanë, ku i moshuari si pasojë e plagëve të marra ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë grupi hetimor po merret me sqarimin e motivit të aksidentit dhe identifikimin e drejtuesit të automjetit që ka përplasur 82-vjeçarin.