Makina përplaset me biçikletën, ndërron jetë 61-vjeçari

Makina përplaset me biçikletën, ndërron jetë 61-vjeçari

Një aksident i rëndë me një viktimë është regjistruar sot në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Bëhet me dije se tragjedia ka ndodhur në vendin e quajtur Gruemirë Çezme rreth orës 06:30.

Mësohet se një makinë tip “Mercedes Vito”, me drejtues shtetasin N. G., 54 vjeç, ka aksidentuar një 61-vjeçar i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Përplasja ka qenë fatale dhe i ka marrë jetën 61-vjeçarit, teksa drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Vito”, është shoqëruar në Komisariat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit