Makina përplaset me një gomar, humb jetën pasagjerja 24-vjeçare

Makina përplaset me një gomar, humb jetën…

Një 24-vjeçare ka gjetur vdekjen në Rodos, pas një aksidenti të ndodhur ditën e sotme, pak para agimit. Sipas ERT, një makinë e drejtuar nga një i ri, pak para se të hynte në fshatin Kalathos, është përplasur me një gomar që është gjetur në rrugë.

Kjo ka bërë që vajza e cila ishte pasagjere të humbasë jetën dhe të plagoset rëndë drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar dhe po trajtohet në spitalin e Rodos. Policia Rrugore e Rodos po heton për shkaqet e aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit