Një makinë përplaset me një kamion, pasditën e sotme në Elbasan

Një makinë përplaset me një kamion, pasditën…

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e pasdites në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Papër.

Një mjet që drejtohej nga një grua është përplasur me një kamion me targa të Kosovë, në tentativë për ta parakaluar. Mjeti që drejtohej nga gruaja është përplasur me anësoret e rrugës dhe ka pësuar dëmtime të rënda.

Mjeti ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Elbasanit, por për shkak të goditjes së fortë ka ndryshuar korsi.

Si pasojë e përplasjes së fortë dhe dëmtimit të makinës, gruaja ndodhet ende në makinë, ku ka pësuar plagë të shumta në trup.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendgjarje.

/Gazetaatdheu.com/

 
 
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit