Makina përplaset me një motor, humb jetën 33-vjeçari

Makina përplaset me një motor, humb jetën…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet. Drejtuesi 24-vjeçar i automjetit është përplasur me motomjetin me drejtues një 33-vjeçar.

Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën shtetasi me iniciale E. R., 33 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Pallatit me Shigjeta. Nuk dihen ende rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.10.2022, rreth orës 00.15, në afërsi të Pallatit me Shigjeta, mjeti me drejtues shtetasin L. D., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. R., 33 vjeç.Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit