Makina që prishën qytetarët nuk ishte e Policisë

Makina që prishën qytetarët nuk ishte e…

Përplasjet e forta jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë gjatë protestës së kësaj të enjteje u shoqëruan me dëmtimin e një automjeti, parimisht, të Policisë së Shtetit.

Automjeti i dëmtuar nuk është drejtpërdrejt pronë e Policisë së Shtetit, pasi për të janë hedhur taksat e vetë popullit për t’u blerë nga kompania private e biznesmenit të automjeteve Adi Dulakut.

Debati ka kaluar tashmë nga përplasja fizike te mënyra se si shteti shpenzon fondet publike për flotën e Policisë. Në dhjetor të 2025, Operatori i Blerjeve të Përqendruara shpalli fitues kompaninë Albania Motor Company për një tender me objekt “Blerje automjetesh për Policinë e Shtetit”, me një ofertë fituese prej 409 milionë lekësh pa TVSH.

I parë në këndvështrimin e llogaridhënies publike, akti i protrstuesve nuk ishte vandalizëm ndaj mjetit të institucionit por një përvetësim i drejtpërdrejtë i taksave të vetë qytetarëve të futura kokërr më kokërr në xhep të oligarkut.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit