Makina rrëzohet nga ura dhe përplaset nga treni, të paktën 2 viktima

Makina rrëzohet nga ura dhe përplaset nga…

Kanë humbur jetën 2 persona nga një aksident hekurudhor në Spanjë teksa një makinë ra nga ura duke përfunduar në binarë e që më pas u godit nga treni i pasagjerëve i shpejtësisë së lartë.

Víktimat ishin shoferi i automjetit të rrëzuar nga ura dhe një nga makinistët e trenit dhe mediat vendase raportojnë se lokomotiva ishte i vetmi element që doli nga shinat prej pèrplasjes.

Mësohet se ky i fundit kishte më shumë se 130 pasagjerë në bord, të cilët fatmirësisht nuk pësuan dèmtime dhe nisën të largoheshin në këmbë nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur në La Hiniesta, rreth shtatë milje larg Zamora, në veriperendim te Spanjës ndërsa skuadrat e emèrgjencës kanë mbërritur për t’jua ardhur në ndihmë njerëzve.

/Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit