Makina shpërthen në flakë pas aksidentit në Qafë Thanë

Makina shpërthen në flakë pas aksidentit në…

Aksi rrugor hyrës dhe dalës në Qafë Thanë është kthyer në një njollë të zezë aksidentesh. Gjatë mesditës së kësaj të diele, një autobuz është përplasur me një makinë tip “A Class”. Si pasojë e aksidentit, ka shpërthyer në flakë makina e vogël ndërsa raportohet për disa të plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat e qytetit të Prrenjasit dhe të Librazhdit. Ambulancat kanë marrë disa persona të plagosur në gjendje të rëndë. Nuk dihen ende arsyet e aksidentit por gjatë ditëve të fundit shumë përplasje mjetesh kanë ndodhur pasi në këtë aks rrugor hidhet vaj nga serviset dhe karrotrecët për të rritur fitimiet personale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit