Makina të përplasura dhe njerëz në të ftohtë, probleme në rrugën e Kombit

Makina të përplasura dhe njerëz në të…

Reshjet e dëborës gjatë orëve të mbrëmjes kanë krijuar kaos në segmentin e Rrugës së Kombit pranë tunelit të Kalimashit, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve. Në pamjet që TVA News ka sigurar, shihen të paktën shtatë makina të ndaluara, ndërsa një taksi është përplasur dhe ndodhet pas një automjeti Audi.

Një qytetar i shqetësuar ka raportuar për situatën e rënduar në këtë aks rrugor. Sipas tij, shumë automjete janë përplasur dhe pasagjerët ndodhen në kushte të vështira, duke qëndruar në të ftohtë. Ai ka kritikuar ashpër menaxhimin e rrugës nga autoritetet, duke e krahasuar me palën kosovare, ku rruga është pastruar dhe e kalueshme.

Rruga e Kombit: Bora bllokon Kalimashin. Makina të përplasura, njerëz jashtë. Kosova e mirëmban, ne vetëm vjedhim, qoftë kur e ka shteti, qoftë kur e ka privati. Zot na ndihmo! 🙏🏻🙏🏻🙏🏻,” ka shkruar qytetari në një mesazh për redaksinë tonë.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e situatës dhe sigurinë e udhëtarëve, ndërsa moti i ftohtë dhe dëbora pritet të vijojnë në ditët në vijim.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit