Makinat bëhen “copë e çikë”, vdes gruaja, plagosen dy të rinj

Makinat bëhen “copë e çikë”, vdes gruaja,…

Këtë të hënë rreth orës 12:53 në Policinë Rajonale të Ferizajt ka ardhur një telefonatë që raportonte për një aksiden në dalje të fshatit Talinofc i Muhaxherëve në Ferizaj.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se aksidenti ka ndodhur teksa një automjet civil i udhëtarëve “Opel” me targa vendase ishte duke lëvizur në rrugën lokale nga Ferizaj në drejtim të fshatit Sazli. Sapo makina arriti në dalje të fshatit Talinovc i Muhaxherëve , për shkak të kohës me shi, shoferi humbi kontrollin e mjetit e për pasojë kaloi në anën e kundërt të korsisë, ku dhe goditi një shtyllë elektrike.

“Si pasojë e këtij akasidenti ka humbur jetën personi me inicialet K.G (F/K) e moshës afërsisht 36 vjeçare, që ishte pasagjere në automjet, vdekja e së cilës është konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt në vendin e ngjarjes”, njofton policia.

“Ndërsa, lëndime trupore kanë pësuar shoferi i automjetit me inicialet A.G ( M/K) i moshës 18 vjeçar dhe një pasagjerë tjetër me inicialet L.G (M/K) i moshës 20 vjeçar. Të njëjtit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj , ku dhe po trajtohen”, njofton më tej policia.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit