Makinat e parkuara mbi vijat e bardha në Astir, qytetarët kërkojnë zgjidhje urgjente

Makinat e parkuara mbi vijat e bardha…

Banorët e një pallati në zonën e Astirit po përballen me shqetësime të vazhdueshme për shkak të trafikut të rënduar dhe zhurmave.

Ata raportojnë se hyrja e pallatit të tyre shpesh bllokohet nga automjete të parkuara mbi vijat e bardha, duke krijuar vështirësi në lëvizje dhe duke rrezikuar sigurinë e tyre.

 

Në një apel drejtuar Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, banorët kërkojnë marrjen e masave sa më shpejt për të zgjidhur këtë problem.

Mesazhi i qytetarit:

“Dëshiroja të ndaja këtë pamje, sepse banojmë këtu dhe kemi shumë shqetësime nga bllokimet e trafikut dhe zhurmat në çdo orar. Ju lutemi, i bëjmë thirrje Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake të marrin masa sa më shpejt në Astir.

Siç e shikoni, automjetet janë të parkuara mbi vijat e bardha, pikërisht te hyrja dhe dalja e pallatit tonë, duke na krijuar vështirësi në lëvizje.”

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit