Makinat elektrike ‘pushtojnë’ Shqipërinë: Shqiptarët kalojnë nga nafta te energjia

Makinat elektrike ‘pushtojnë’ Shqipërinë: Shqiptarët kalojnë nga…

Automjetet elektrike po përhapen me ritme të shpejta në Shqipëri, duke reflektuar një prirje të re të qytetarëve drejt kursimit dhe zgjedhjeve më ekologjike për transportin. Vetëm gjatë dy muajve të parë të vitit 2026, në vend janë regjistruar për herë të parë 1,712 makina plotësisht elektrike.

Të dhënat janë publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe evidentojnë një rritje të ndjeshme prej 151% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky zhvillim sinjalizon një rritje të vetëdijes si te qytetarët ashtu edhe te institucionet për avantazhet e përdorimit të mjeteve elektrike. Përveç shpenzimeve më të ulëta të mirëmbajtjes, ato kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe reduktimin e emetimeve të karbonit.

Zgjerimi i numrit të mjeteve “të gjelbra” përputhet edhe me synimet e qeverisë për një transport më të pastër dhe të qëndrueshëm. Njëkohësisht, kjo prirje lidhet edhe me kërkesën në rritje për alternativa më ekonomike, sidomos në një kohë kur çmimi i naftës ka shënuar luhatje, duke arritur nga 214 deri në 217 lekë për litër gjatë javës së kaluar, si pasojë e zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit