Makinat luksoze garojnë me shpejtësi skëterrë në Korçë, për pak sa nuk i marrin jetën këmbësorit

Makinat luksoze garojnë me shpejtësi skëterrë në…

Unaza e Korçës duket se është është kthyer në një pistë garash ilegale dhe terrori për qytetarët e pafajshëm, ku makinat luksoze dhe pandëshkueshmëria e individëve me precedentë duket se sfidojnë çdo rregull të rendit dhe sigurisë publike. Një denoncim i mbërritur nga një qytetar tregon qartë realitetin e frikshëm me të cilin përballen përditë drejtuesit e mjeteve në këtë zonë.

Sipas dëshmisë së qytetarit, dy automjete luksoze, një Range Rover me targa AB 001 RV dhe një Benz S Class, janë përfshirë në një garë çmendurie në unazë, duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve të tjerë, ku në video për pak sa nuk i marrin jetën qytetarit. Ajo që e bën situatë edhe më skandaloze është fakti se njëri prej mjeteve drejtohet nga një person i sapodalë nga burgu për precedentë të rëndë kriminal.

Qytetari denoncues shpreh indinjatën e tij të thellë, duke theksuar se kjo lloj rutine dhe terrori në rrugë është kthyer në një dukuri të përditshme nga këto shtresa që sfidojnë hapur ligjin, ndërsa fati i mirë ka shpëtuar një tragjedi të mundshme në rrugë.

Këto pamje dhe denoncime publike kërkojnë një reagim të menjëhershëm nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, për të ndalur garat e paligjshme, për të sekuestruar mjetet e rrezikut publik dhe për të vënë para përgjegjësisë çdo individ që pandeh se rrugët e qytetit janë pronë e tij private.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit