Makinat përplasen dhe bëhen 'copash', humbin jetën dy persona

Makinat përplasen dhe bëhen ‘copash’, humbin jetën…

Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, 2 persona kanë humbur jetën. Aksidenti ka ndodhur pasi dyshohet se një prej mjeteve ka hyrë me semafor të kuq. Personat që kanë ndërruar jetë si pasojë e përplasjes janë me inicialet L.C dhe A.B, ky i fundit 69-vjeç. Ndërkohë mësohet se në mjetin e shtetasit me iniciale E. D., është gjetur një AK47.

Njoftimi i policisë:

Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit